Ndërlidhjet

Në Maqedoni, deri në orën 10, mbi 14% pjesëmarrje në zgjedhje


Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, deri në orën 10 në nivel të Republikës, kanë votuar 14.02 për qind.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se deri në këtë moment nuk janë regjistruar incidente dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë demokratike.

Dalje më e madhe e votuesve është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore, ku gjithsej në votime kanë dalë, 18. 81 për qind, ndërsa më së paku në njësinë e gjashtë zgjedhore të banuar kryesisht me popullatë shqiptare, ku kanë votuar gjithsej 7.90 për qind.

Ndryshe nga KSHZ-ja, asociacioni qytetar “MOST”, që ka numrin më të madh të vëzhguesve, ka raportuar për disa parregullsi të vogla, por të natyrës teknike, për mos hapjen me kohë të disa vendvotimeve.
XS
SM
MD
LG