Ndërlidhjet

Ambasadorët në Tiranë kërkojnë që palët të jenë të qeta


Treshja e ambasadoreve të OSBE-së, SHBA-ve dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët, që pason vendimin e marrë ditën e premte nga kolegji zgjedhor.

Ambasadorët Wollfarth, Arvizu dhe Sequi theksojnë se është “thelbësore që pas këtij vendimi, të gjitha palët të veprojnë, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak.

Po aq me rëndësi ata konsiderojnë që të pritet derisa rezultetet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Treshja e ambasadorëve të akredituar në Tiranë shprehin besimin se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.

Ata theksojn se ky zë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike.
XS
SM
MD
LG