Ndërlidhjet

Zgjedhje të parakohshme në Portugali


Portugezët votojnë sot për qeverinë e re në zgjedhjet që janë mbuluar nga hija e krizës së madhe të borgjeve.

Portugalia, vendi i tretë i eurozonës pas Greqisë dhe Irlandës që kanë pasur nevojë për pako shpëtuese, do të marrë 78 miliardë euro nga BE dhe FMN në shkëmbim të shkurtimeve të mëdha buxhetore.

Niveli i papunësisë në këtë vend shënon nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit. Votimi i sotëm pritet që të rrisë përqindjen e opozitës së qendrës së djathtë, më sakt Partinë Social-Demokratike, Pedro Pasos Kuelo, kundërshtarit të kryeministrit aktual, Hoze Sokrates.

Vendi nuk ka pasur qeveri funksionale që prej muajit mars.
XS
SM
MD
LG