Ndërlidhjet

Jeremiq kërkon hetim për organet edhe në San Salvador


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, të dielën në San Salvador, iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së shteteve amerikane, që të mbështesin hetimin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë.

“Ne do të këmbëngulim që përmes hetimeve të zbulojmë të vërtetën e plotë rreth asaj që ka ndodhur dhe për këtë kërkojmë mbështetjen tuaj”, ka thënë Jeremiq në dialogun vjetor të këtyre vendeve dhe shteteve me statusin e vëzhguesit, në mesin e të cilave është edhe Serbia.

Organizata e Shteteve Amerikane ka 35 vende anëtare nga Amerika Jugore dhe Veriore dhe rajonit të Karaibeve.

Jeremiq e ka përmendur raportin e Dik Martit në bazë të të cilit u miratua edhe një rezolutë e Këshillit të Evropës, rreth trafikimit të organeve njerëzore dhe ku përfaqësuesit kryesor të shtetit të Kosovës përmenden si udhëheqës të organizatave kriminale.
XS
SM
MD
LG