Ndërlidhjet

logo-print

FMN i jep kredi Egjiptit prej 3 miliardë dollarë


Fondi Monetar Ndërkombëtar është pajtuar që t’i jap Egjiptit një kredi prej 3 miliard dollarëve, për 12 muaj, që t’i ndihmojë të rivendos ekonominë e saj në rrugë të duhur.

Kryengritja që e rrëzoi nga pushteti presidentin Hosni Mubarak në muajin shkurt, i ka trembur turistët dhe investorët gjë që ka shkaktuar zvogëlimin e të hyrave nga taksat, duke e lënë me buxhet të vogël qeverinë e përkohshme.

FMN e ka lavdëruar buxhetin aktual duke thënë se është duke shkuar rrugës së duhur për të përkrahur ripërtrirjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG