Ndërlidhjet

logo-print

Në Portugali fitojnë të djathtët


Votuesit portugezë e kanë hequr nga pushteti qeverinë socialiste në zgjedhjet që u mbajtën dje dhe të cilat u karakterizuan nga shqetësimet rreth krizës ekonomike të vendit.

Zyrtarët thonë se rezultatet e votimit të së dielës tregojnë e partia socialdemokrate e qendrës së djathtë ka fituar me 39 % kundrejt 28 % të socialistëve.

Socialistët nuk do e udhëheqin qeverinë pas gjashtë vjetësh në pushtet.

Rezultati tregon se socialdemokratët mund të formojnë qeverinë tani kur e kanë shumicën në parlamentin me 230 ulëse së bashku me partinë konservatore, CDS-PP.

Derisa rezultati mbrëmë bëhej çdo herë e më i qartë, kryeministri aktual, Hoze Sokrates, e lajmëroj dorëheqjen e tij si udhëheqës i partisë socialiste.

Qeveria e re do të përballet me detyrën e vështirë të shkurtimit të buxhetit në lidhje me 78 miliardë eurot që do të mirren si pako shpëtuese nga FMN dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG