Ndërlidhjet

Saleh po shërohet në Arabi Saudite


Zyrtarët e Arabisë Saudite thonë se presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, po shërohet pas një operacioni që e ka pasur në këtë shtet ku i kanë hequr copa të predhës nga gjoksi i tij.

Në mungesë të presidentit Saleh, duket se forcat qeveritare dhe forcat fisnore po i përmbahen një armëpushimi në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Saleh kishte shkuar për në Arabinë Saudite të dielën për trajtim mjekësor pasi u lëndua kur një raketë ishte gjuajtur në drejtim të pallatit presidencial.

Saleh është përballur me javë të tëra me protesta që kërkojnë largimin e tij nga pushteti pas 30 vjetësh në krye të vendit, ndërsa ditëve të fundit ka pasur edhe luftime të ashpra.

Zyrtarët në këtë shtet thonë se Saleh planifikon kthimin në Jemen, mirëpo analistët thonë se një kthim i tij në krye të vendit vështirë që mund të paramendohet kur shihet se ai ka shumë kundërshtarë.
XS
SM
MD
LG