Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Aeroplanët amerikanë pa pilotë vrasin 14 militantë


Zyrtarët thonë se një sulm me raketë nga aeroplanët pa pilotë amerikanë kanë vrarë së paku 14 militantë në Pakistan, në një rajon në kufi me Afanistanin.

Zyrtarët lokal të Pakistanit janë cituar duke thënë se ata besojnë që militantët janë vrarë në dy sulme të ndara.

Ky ishte sulmi i dytë amerikan me aeroplanët pa pilotë në një zonë fisnore në më pak se një javë.

Një sulm që u bë të premtën në Vaziristanin jugor, besohet se është vrarë edhe Ilias Kashmiri, i përshkruar si një nga komandantët kryesor të Al Kaidës, megjithëse zyrtarët ende po përpiqen që ta konfirmojnë vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG