Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe NATO për herë të parë në ushtrim të përbashkët


Rusia dhe NATO-ja kanë nisur sot atë që e kanë quajtur një ushtrim të përbashkët të paprecedentë, për ushtrimin e forcave ajrore të tyre në trajtimin e aeroplanëve që kidnapohennga terroristët dhe të cilët janë duke ecur në cilëndo pjesë të hapësirës ajrore.

NATO njofton se pilotët e aeroplanëve luftarakë nga Rusia, Polonia dhe Turqia, janë duke marrë pjesë në një ushtrim pesë ditor, që fillimisht do të bëhet në Poloni dhe në Detin e Zi.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfaks, ka thënë se manovrat, të koduara me emrin, “Vigilent Skies 2001”, shënojnë herën e parë kur forcat ajrore ruse dhe ato të NATO-s, do të marrin pjesë në një ushtrim të përbashkët kundër terrorizmit.

NATO ka thënë se ushtrimet kanë për qëllim që të ndërtojnë besimin në mes të të palëve.
XS
SM
MD
LG