Ndërlidhjet

Anulohet vizita e Ahmedinexhadit në Armeni


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, e ka shtyrë vizitën e paraparë për sot, në Armeni.

Teherani dhe kryeqyteti armenas, Jerevan, e kanë konfirmuar se vizita është anuluar duke mos dhënë asnjë arsye për shtyerjen e vizitës.

Asnjë datë e re nuk është dhënë për realizimin e vizitës së Ahmedinexhadit, në të ardhmen.

Presidenti iranian ksihte në plan që të takohej me zyrtarë të lartë armenas, përfshi edhe Presidentin Serzh Sarkisian, për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe të nxisin ato tregtare.

Irani kryesisht eksporton gaz natyral për në Armeni, ndërsa prej kësaj të fundit importon energji elektrike.
XS
SM
MD
LG