Ndërlidhjet

Shtraus Kan paraqitet sot para gjykatësit në Nju Jork


Ish shefi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, ka arritur në një gjykatë kriminale të Nju Jorkut që të deklarohet rreth akuzave për dhunim seksual të një shërbyese hoteli në qytetin e Nju Jorkut.

Ish Drejtori Gjeneral i FMN-së, pritet që formalisht të deklarohet i pafajshëm, duke hapur rrugë për procesin gjyqësor.

Akuza ndaj 62 vjeçarit Shtraus Kan, përbehet nga shtatë pika, përfshirë edhe akuzën për dhunim në tentativë.

Para arrestimit të tij, Shtraus Kan, ka qenë një nga ekonomistët më të njohur botëror dhe një nga kandidatët kryesor për president të Francës.

Shtraus Kan ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të FMN-së pas arrestimit të tij dhe nga ajo kohë ka qenë në arrest shtëpie në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG