Ndërlidhjet

Tahiri e Xhentilini flasin për dialogun


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentilini, kanë diskutuar rrjedhat e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe përgatitjet për raundin e pestë të bisedimeve, bëri të ditur qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Gjatë takimit u shqyrtuan elemente të rëndësishme të cilat do të jenë pjesë e një pakoje të mundshme të marrëveshjes që mund të mbërrihet në qershor ose korrik të këtij viti. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se krahas progresit të dialogut duhet të përparojë edhe procesi i integrimit të Kosovës në BE”, thuhet në komunikatë me të cilën njoftohet se gjatë takimit është përsëritur kërkesa e Prishtinës zyrtare për liberalizimin e vizave, hyrjen në marrëdhënie kontraktuare, marrjen e preferencave tregtare me BE, si dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit në BE.
XS
SM
MD
LG