Ndërlidhjet

Kan deklarohet i pafajshëm


Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, ka hedhur poshtë akuzat për dhunimin e një punëtoreje hoteli në Nju Jork duke u deklaruar i pafajshëm.

Kërkesën për shfajësimin e tij, Kan ë bëri në një gjykatë kriminale në Nju Jork duke hapur gjykimin ndaj tij i cili ka të bëjë me shtatë akuza, përfshirë atë për dhunim.

Avokati i Kan-it, Benjamin Brafman, u tha gazetarëve se klienti i tij do të dëshmojë pafajësinë para gjyqit.

"Në gjykimin tonë, pas rishikimit të provave, do të jetë qartë se nuk kishte asnjë element të detyrimit me dhunë në këtë rast. Çfarëdo propozimi për të kundërtën thjesht nuk është i besueshëm”.

Prokurorët në Nju Jork kanë akuzuar Kan-in se ka sulmuar më 14 maj një 32 vjeçare të punësuar në Sofitel të Menhetenit.

Shtraus Kan ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të FMN-së pas arrestimit të tij dhe nga ajo kohë ka qenë në arrest shtëpie në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG