Ndërlidhjet

Vriten 26 njerëz në Irak


Si pasojë e incidenteve të dhunshme në Bagdad dhe në qendër të Irakut gjatë së hënës janë vrarë 26 njerëz, përfshirë pesë ushtarë amerikanë.

Një sulmues vetëvrasës me veturë vrau 17 njerëz në Tikrit. Shpërthimi ndodhi në hyrje të një kompleksi të fortifikuar të pallateve presidenciale që përdoreshin nga ish-diktatori Sadam Husein, e në të cilat tani jetojnë një varg oficerësh sigurie.

Autoritetet lokale thanë se shumica e viktimave ishin oficerë sigurie.

Në Bagdad, sulmet në rrethinën e Adhamijaj të banuar kryesisht me suni, lanë të vrarë një ushtarë dhe dy të ashtuquajtur “anti-Kaida” milicë.

Ministria e brendshme njoftoi po ashtu se është vrarë një, ndërsa janë plagosur 10 persona të tjerë pas shpërthimit të një bombe veture në qarkun lindor të Bagdadit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, ushtria amerikane njoftoi për vrasjen e pesë ushtarëve amerikanë në qendër të Irakut.
XS
SM
MD
LG