Ndërlidhjet

Bramertz i kënaqur me Beogradin për arrestimin e Mlladiqit


Prokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Bramertz, tha se Beogradi ka hedhur një “hap të konsiderueshëm përpara” me arrestimin e ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq u arrestua në Beograd dhe u ekstradua për t'u paraqitur para tribunalit në Hagë të premten.

Prokurori i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, Bramertz, i tha Këshillit të Sigurimit se zyra e tij është e kënaqur me bashkëpunimin e Beogradit për ta vënë Mlladiqin para drejtësisë.

Mlladiq konsiderohet të jetë përgjegjës për masakrën e rreth tetë mijë boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë të Bonjës më 1995.
XS
SM
MD
LG