Ndërlidhjet

ANEB diskuton për Sirinë e Iranin


Bordi i guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore po mban një takim njëjavor në Vjenë pas presionit të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të kundërshtuar Sirinë lidhur me aktivitetet e paligjshme bërthamore të saj.

Raporti i fundit i agjencisë vë në pah se shkatërrimi i një monumenti sirian pas një sulmi izraelit në vitin 2007 mund të ketë qenë një reaktor bërthamor i cili duhej deklaruar. Mirëpo, Siria insiston se monumenti në fjalë të ketë qenë një monument ushtarak

Në hapje të takimit, drejtori gjeneral i ANEB-it, Jukija Amano, tha se Siria ka dështuar të ofrojë një bashkëpunim të plotë lidhur me Deir Alzour-in edhe pse i është dhënë koha për të bërë një gjë të tillë.

Çështja e programit bërthamor të Iranit do të jetë po ashtu në krye të agjendës së takimit.

Gjatë një konference për media, Amano i bëri thirrje Teheranit të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

“Dua ta ritheksoj kërkesën time ndaj Iranit që të bashkëpunojë në mënyrë më pro-aktive me agjencinë për të qartësuar aktivitetet të cilat mund të kenë pasur dimension ushtarak”, u shpreh ai.
XS
SM
MD
LG