Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Mund të pritet presion që Serbia ta njohë Kosovën


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se mund të pritet që disa vende të bëjnë presion ndaj Serbisë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, për të mundur të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Kuptohet që pas mbylljes së bashkëpunimit me Tribunaluin e Hagës, do të ketë vende ose administrata, të cilat do të dëshirojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë lidhur me Kosovën dhe këtë unë, natyrisht, nuk do ta fshehi”, tha Boris Tadiq mbrëmë në Bruksel, pas takimit me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej.

Por presidenti i Serbisë theksoi se qeveria aktuale e Serbisë dhe ai si president, nuk do ta “pranoj pavarësinë e Kosovës as në mënyrë implicite e as eksplicite”.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, e ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Ata janë afër marrëveshjeve pragmatike në kuptimin e bashkëpunimit rajonal, që është esencial për procesin e integrimit evropian”, tha Rompej, pas takimit me Boris Tadiqin.
XS
SM
MD
LG