Ndërlidhjet

Franca: Asadi e ka humbur legjitimitetit për ta udhëhequr Sirinë


Ministri i jashtëm i Francës, Alen Zhype, tha se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka “humbur legjitimitetin e tij” për ta sunduar Sirinë, pas goditjes së përgjakshme nga ana e forcave të tij, kundër demonstruesve opozitarë.

Këto komente, ministri Zhype, i bëri mbrëmë në Uashington, pasi televizioni shtetëror i Sirisë raportoi për vrasjen e më se 120 anëtarëve të forcave të sigurisë së Sirisë, në luftimet me forcat kundër qeverisë, në përshkallëzimin e qartë të konfliktit në këtë vend.

Ministri francez theksoi se Franca është e gatshme të kërkoj që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të votoj për një propozim rezolutë, që e dënon regjimin e Asadit për vrasjen dhe torturimin e protestuesve paqësor.

Por, njëherësh, zoti Zhype, tha se një rezolutë e këtillë nuk do të votohej nga Rusia, e cila është në mesin e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, që e ka kundërshtuar përpjekjen e udhëheqër nga Evropa, për ta kritikuar Sirinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në muajin maj.
XS
SM
MD
LG