Kina ka njoftuar se diplomatët e saj e kanë vizituar bazën e kryengritësve në Libi, Bengazin, për të biseduar me Këshillin Tranzicional Kombëtar, që po lufton për ta përmbysur regjimin e Muamer Gadafit.
Minsitria e jashtme e Kinës tha se diplomatët nga ambasada kineze në Egjiptin fqinjë, e vizituan qytetin Bengazi, për ta “kuptuar situatën lokale humanitare dhe gjendjen e firmave kineze”.
U tha se diplomatët janë takuar me Këshillin Tranzitor Kombëtar, por nuk janë dhënë detaje të tjera.