Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Angela Merkel nderohet me mirënjohjen më të lartë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Uashington, pritet ta marrë mirënjohejn më të lartë civile në Shtetet e Bashkuara, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nga presidenti Barak Obama.

Zonja Merkel, që është personi i parë nga Gjermania Lindore dhe femra e parë kancelare e Gjermanisë së unifikuar, do të pritet me nderimet më të larta në Shtëpinë e Bardhë.

Angela Merkel është e para nga liderët evropianë që pritet me nderim të tillë nga Obama, i cili medalje të këtilla u ka dhënë vetëm liderëve të Indisë, Meksikës dhe Kinës.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se kjo është shenjë e marrëdhënieve të afërta të punës, që Obama dhe Merkel i kanë krijuar prej vitit 2009, kur Obama u bë president amerikan.
XS
SM
MD
LG