Ndërlidhjet

Gjenevë: Rusia dhe Gjeorgjia bisedojnë për siguri


Përfaqësues të Rusisë dhe Gjeorgjisë takohen sot për një rund të ri të bisedimeve.

Ky është rundi i 16 i takimeve prej vitit 2008, i cili bëhet një ditë pasi Gjeorgjia tha se e ka zbuluar një përpjekje për ta sulmuar me bombë zyrën e NATO-s në kryeqytetin Tbilisi, i cili ishte urdhëruar nga Rusia. U tha se ky ishte sulmi i dytë i zbuluar gjatë disa javëve të kaluara.

Bisedimet e ndërmjetësuara naga BE, OKB dhe OSBE, kanë për qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të ri eventual të dhunës lidhur me rajonet Oshetia Jugore dhe Abhazia, të cilat Rusia i ka pranuar si shtete të pavarura, pas luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG