Ndërlidhjet

SHBA: Obama së shpejti vendos për trupat në Afganistan


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Barak Obama, “shumë shpejtë” do të vendos për numrin e ushtarëve amerikanë, që do të tërhiqen nga Afganistani, duke filluar nga muaji korrik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha mbrëmë se Obama synon të urdhëroj një tërhqeje “reale” ose të rëndësishme, të trupave amerikane, bazuar në “kushtet në terren” në Afganistan.

Aktualisht në Afganistan gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.

Planet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave të jashtme, me qëllim që qeveria e Afganistanit, ta marrë përgjegjësinë komplete për siguri deri në fund të vitit 2014.

Presidenti Barak Obama, është ballafaquar me thirrje për tërheqjen e forcave të SHBA-ve nga Afganistani, prej se forcat amerikane e vranë liderin e al-Kaidës, Osama bin Laden, në muajin maj në Pakistan.
XS
SM
MD
LG