Ndërlidhjet

Libi: Ekspodime të fuqishme e kanë dridhur Tripolin


Raportohet se eksplodime të fuqishme e kanë përfshirë qendrën e Tripolit.

Korrespondentët në kryeqytetin e Libisë, thonë se shpërthimet duket se ishin në afërsi të rezidencës së Muamer Gadafit.

Nuk ka pasur detaje të tjera të menjëhershme lidhur me caqet e mundshme të sulmeve ajrore.

Tripoli, gjatë ditëve të fundit, ishte nën sulme të shtuara nga bombarduesit e NATO-s, ndërsa kompleksi ku Muamer Gadafi e ka rezidencën, është qëlluar disa herë.
XS
SM
MD
LG