Ndërlidhjet

Siri: Qeveria paralajmëron përgjigjje të vendosur ndaj sulmit


Qeveria e Sirisë ka thënë se do të përgjigjet ashpër ndaj sulmit nga persona të armatosur, nga i cili u vranë 120 pjesëtarë të sigurisë, në pjsën veriore të këtij vendi.

Detajet e sulmit të raportuar në qytetin Jisr al-Shughour, janë të pamunshme të verifikohen, pasi qeveria e Sirisë nuk e ka lejuar shumicën e mediave ndërkombëtare që të operojnë në këtë vend.

Aktivistët opozitarë thonë se ata kanë shqetësime se qeveria po përgatitet për goditje të intesifikuar ndaj protestuesve kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Grupe për të drejtat e njeriut thonë se goditja kundër protestuesve paqësorë ka lënë më tepër se 1 mijë civilë të vrarë, prej se protestat shpërthyen në mesin e muajit mars.
XS
SM
MD
LG