Ndërlidhjet

Prishtinë: Zjarr në dy vetura të EULEKS-it


Zëdhënësi i EULEKS-it, Nicholas Hawton, ka njoftuar se dy makina të këtij misioni janë ndezur sot në mëngjes në Prishtinë, afër apartamentit të një pjesëtari të misionit.

Ai theksoi se askush nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrin në dy vetura të EULEKS-it e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Makinat janë dëmtuar por nuk ka viktima”, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, dhe shtoi se “policia po zhvillon hetime”.
XS
SM
MD
LG