Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Vetëvendosja kërkon interpelancë me Thaçin


Me kërkesë të lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Hashim Thaçi, do të thirret në interpelancë për të raportuar para Kuvendit në lidhje me ndërtimin dhe shpenzimet për autostradën Vërmicë – Mërdar.

Nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës është konfirmuar se kjo seancë do të thirret javën e ardhshme, por nuk është saktësuar ende dita e mbajtjes së saj.

Kohë më parë, Vetëvendosje pati publikuar një kopje, që ajo pretendonte se ishte kontrata finale e lidhur ndërmjet qeverisë dhe kompanisë amerikano-turke “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e kësaj autostrade, por të cilën më pas qeveria e pat cilësuar se nuk ishte versioni final.
XS
SM
MD
LG