Ndërlidhjet

Nga vërshimet në Kinë humbin jetën 21 njerëz


Nga vërshimet që kanë kapluar zonat në jugperëndim të Kinës kanë humbur jetën 21 njerëz, ndërsa vazhdojnë të mungojnë 37 të tjerë, njoftuan autoritetet kineze.

Vdekjet e 21 personave janë raportuar në Gizhu në krahinën Vangmo, ku vazhdojnë të jenë të zhdukur 31 të tjerë raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Diku 45 mijë shtëpi të zonës Vangmo janë evakuuar të hënën, kanë bërë të ditur përfaqësues të zyrës shtetërore për parandalimin e vërshimeve.

Këto vërshime thuhet se kanë përmbytur 800 shtëpi, ndërsa kanë dëmtuar rreth 5 mijë të tjera.

Zyra për marrëdhënie civile njoftoi se vërshimet kanë goditur 14 qytete në krahinën Gizhu që nga 3 qershori, duke ndikuar te rreth 400 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG