Ndërlidhjet

Obama: Kriza evropiane nuk rrezikon ekonominë globale


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar se kriza ekonomike në Evropë nuk mund ta rrezikojë ekonominë globale.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Obama tha se SHBA dhe Gjermania do të vazhdojnë të konsultohen mbi krizën e borxheve që ka kapluar disa vende evropiane, përfshirë Greqinë.

Obama tha se në takim me homologen e tij gjermane është diskutuar edhe për fushatën e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan e Libi, sikurse që është folur për çështjen e Iranit.

Vizita e Merkelit në Uashington është e gjashta me radhë që kur Obama mori postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG