Ndërlidhjet

Rusia kundër një rezolute që e dënon regjimin e Sirisë


Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se Rusia e kundërshton idenë që një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të dënojë shtypjen e përgjakshme që regjimi i presidentit sirian, Bashar al Asad, po e bënë ndaj protestave të opozitës.

Deklarimi rus bëhet në kohën kur aleatët e NATO-s, Franca, Britania dhe SHBA-të, raportohet se po e konsiderojnë që të bëjnë presion te 15 pjesëtarët e Këshillit të Sigurimit për miratimin e një rezolute që e dënon regjimin e Basha al Asad, për krime kundër civilëve.

Lavrov ka nënvizuar se Këshilli i Sigurimit dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë është ngatërruar në konfliktin e Libisë pas miratimit të një rezolute në mars që autorizon NATO-n të veprojë në mbrojtje të civilëve të Libisë.

Rusia kishte abstenuar në votimin për rezolutën e Lobisë.

Agjencia e lajmeve, Itar Tas, e ka cituar Lavrovin duke thënë se sa i përket Sirisë, Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë që të ndihmojë politikisht situatën, dhe jo të krijojë kushte për një konflikt të armatosur.

Rusia ka qenë një aleat i afërt i Sirisë ndërsa ka edhe një bazë detare në Tartus, në bregdetin mesdhetar në lindje të Sirisë.
XS
SM
MD
LG