Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Nuk na është premtuar data për statusin e kandidatit


Presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë mbrëmë vonë se Serbisë nuk i është premtuar se do i caktohet data e nisjës së bisedimeve për anëtarësim në BE. Megjithatë, kryetari serb ka thënë se shteti i tij do bëjë çdo gjë që është e mundur që kjo të ndodhë.

Tadiq ka thënë se Serbia duhet të përmbushë kushtet për të arritur statusin e kandidatit dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE, dhe se prej kësaj të fundit varet caktimi i një date.

“Ne do t’i përmbushim kushtet e vëna dhe të shohim se si do të jetë qëndrimi i komisionit evropian në tetor, ka thënë Tadiq, duke shtuar se ai është optimist për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG