Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit kërkojnë që Saleh të mos kthehet në Jemen


Mijëra protestues kanë dal në rrugë në kryeqytetin jemenas, Sana, duke kërkuar nga Presidenti Ali Abdullah Saleh, të qëndroj në ekzil.

Rreth 4 mijë demonstrues kanë bërë thirrje për “një marshim të një milion vetave”, që do t’i kërkonte Salehut të qëndroj në Arabi Saudite, ku ai është trajtuar për lëndimet që i ka marrë gjatë një sulmi të premtën.

Sipas raporteve që citojnë zyrtarë të SHBA-ve, Saleh, ka djegie që përfshijnë 40 % të trupit dhe se ka gjakderdhje në brendi të kafkës së tij.

Derisa mbahej protesta paqësore në kryeqytet, në një qytet të vogël në pjesën jugore të shtetit, kanë vazhduar përleshjet e armatosura me militantët islamistë.

Ushtria ka thënë se 30 militantë dhe 15 ushtarë janë vrarë në qytetin që mbahet nën kontrollin e Al Kaidës, gjatë valës së fundit të dhunës në Jemen.

Qyteti jugorm Zingjibar, ishte marrë nën kontroll nga militantët para 10 ditësh.
XS
SM
MD
LG