Ndërlidhjet

OKB, rishikon strategjitë globale për sidën


Kombet e Bashkuara do ta mbajnë sot një takim të nivelit të lartë për të rishikuar strategjitë globale për të luftuar sidën, 30 vjet pasi kjo sëmundje u zbulua të pacienti i parë. Sipas statistikave të OKB-së, në botë sot ekzistojnë 34 milion njerëz që jetojnë me virusin HIV i cili e shkakton sëmundjen e sidës.

Rreth 7 mijë njerëz në ditë infektohen me këtë virus. Fondet për të luftuar këtë sëmundje janë rritur në 15.9 miliardë dollarë në vitin 2009.

Shumica e liderëve në takimin që do të mbahet në Nju Jork do të shkojnë në Afrikë dhe vende të tjera të varfëra të cilat po përballet në masë më të madhe me këtë sëmundje.

Sida për herë të parë është diagnostifikuar në SHBA, para 30 vjetësh. OKB e ka mbajtur konferencën e saj të fundit për sidën, në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG