Ndërlidhjet

NATO rishqyrton strategjinë e operacioneve në Libi


Ministrat e mbrojtjës së NATO-s, do të takohen sot në Bruksel për të rishikuar rezultatet e fushatës ajrore dy mujore në Libi, pas thirrjeve që janë bërë për vendet anëtare që të rrisin kontributin në këtë mission.

Javën e kaluar, aleanca u pajtua që të zgjerojë operacionet e saj në Libi, edhe për një 90 ditësh tjetër si pjesë e mandatit të dhënë nga OKB-ja, fushatë kjo që ka për qëllim të mbrojë civilët nga sulmet e regjimit të Muamer Gadafit.

NATO që prej asaj kohe ka kryer disa prej bombardimeve më të fuqishme në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

Në Uashington, Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se ka pasur progres të rëndësishëm pas sulmeve të NATO-s, dhe se është “vetëm çështje kohe” deri kur Gadafi të largohet nga pushteti.

Mirëpo Gadafi mbetët i palëkundur në qëndrimin e tij, pasi përmes një mesazhi të transmetuar në televizionin shtetëror, ai ka thënë se do qëndroj në vendin e tij “i gjallë apo i vdekur”.

Më vonë gjatë ditës, ministrat e mbrojtjës së NATO-s dhe Rusisë, pritet të diskutojnë edhe planin perëndimor për mbrojtjen raketore në Evropë, temë kjo që do diskutohet gjatë takimit në mes të Rusisë dhe Këshillit të NATO-s.
XS
SM
MD
LG