Ndërlidhjet

logo-print

Niset anija kozmike ruse, Sojuz


Anije kozmike ruse, Sojuz, është nisur nga një qendër e Kazakistanit, me një staf prej tre personash, për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Kosmonauti rus, Sergei Volkov, ai i NASA-s, Majkëll Fosum, dhe japonezi, Satoshi Furukava, do të kalojnë dy ditë në anijen kozmike për të kaluar më pas në Stacionin e Hapësirës Ndërkombëtare.

Ata janë nisur për të dëshmuar misionin final të anijës kozmike amerikane, pasi NASA do t’i jap fund programit të saj 30 vjeçar, pas fluturimit të anijës së tyre kozmike, Atlantis, më tetë korrik.
XS
SM
MD
LG