Ndërlidhjet

logo-print

Ambasadorja siriane në Francë: S'kam dhënë dorëheqje


Ambasadorja siriane në Francë, ka thënë se njoftimi për dorëheqjen e saj në një televizion francez është mashtrim. Të martën, televizioni francez, News 24, ka transmetuar një intervistë me një grua që pretendon se është ambasadorja siriane e cila ka thënë se po jep dorëheqje nga qeveria e Presidentit Bashar al Asadit, si shenj proteste ndaj “ciklit të dhunës” që po shkaktohet nga regjimi i Asadit.

Ambasadorja Lamia Shakur, duke folur sot në një tjetër televizion francez, ka thënë se dikush tjetër ka folur në emër të saj në intervistën dhënë News 24, përmes telefonit.

Ajo ka thënë se do e padisë Francë 24, për keqinformim.

Vetëm disa orë pas transmetimet të komenteve të saj, rrjeti televiziv News 24, ka lajmëruar se intervista mund të ketë qenë mashtrim.
XS
SM
MD
LG