Ndërlidhjet

Sulmi i aeroplanëve amerikanë pa pilotë vret 16 militantë


Zyrtarët lokal të Pakistanit thonë se raketat e aeroplanëve amerikanë pa pilotë kanë vrarë 16 persona që dyshohen se janë militantë, në pjesën veriore të Pakistanit, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thonë se sulmet ndodhën në zonën fisnore të Vaziristanit verior.

Deri më tash nuk është bërë i ditur identiteti i të vdekurve.

Disa grupe militante, që akuzohen për sulme kundër forcave të NATO-s, vazhdojnë të jenë aktiv përgjatë kufirit.

SHBA-të kanë rritur numrin e sulmeve me aeroplanë pa pilotë në këtë zonë gjatë këtij viti. Rreth 20 persona janë vrarë gjatë tre sulmeve nga e hëna.
XS
SM
MD
LG