Ndërlidhjet

Abkazia e zgjedh presidentin e ri pas vdekjes së Bagapsh


Rajoni i trazuar gjeorgjian, Abkazia, do të mbajë zgjedhje presidenciale në muajin gusht pas vdekjes së Presidentit, Sergej Bagapsh.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Apsnipres, raporton se parlamenti abkaz, e ka vendosur datën e zgjedhjeve për 26 gusht, saktësisht tre vjet pas njohjes së pavarësisë së saj nga Rusia.

Bagapash vdiç në një spital të Moskës më 29 maj pas një operacioni në mushkëri.
XS
SM
MD
LG