Ndërlidhjet

Franca dhe Britania paraqesin rezolutën për Sirinë


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Britania dhe Franca do të paraqesin një draft-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila dënon “represionin” që ushtron regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Duke folur para Parlamentit, Kameron tha se rezoluta do të kërkojë “përgjegjshmëri dhe aksion humanitar”.

“Nëse dikush voton kundër rezolutës ose vë veto ndaj saj, ajo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Kameron.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia kundërshton idenë e një rezolute të Kombeve të Bashkuara, për të dënuar regjimin e Asadit për mizoritë e dyshuara kundër protestuesve.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se të paktën 1,300 persona kanë humbur jetën që nga mesi i muajit mars, kur edhe kanë shpërthyer protestat antiqeveritare në Siri.
XS
SM
MD
LG