Ndërlidhjet

Mijëra njerëz braktisin Sirinë


Aktivistët thonë se mijëra sirianë po largohen nga krahina veriore Idlib, nga frika e sulmeve ushtarake. Të njëjtat burime thonë se njerëzit po bëjnë përpjekje të kalojnë kufirin me Turqinë.

Sipas autoriteteve, rreth 450 refugjatë, përfshirë edhe persona të plagosur në përleshje, tashmë kanë arritur në Turqi.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia do të mbajë hapur kufirin e saj me Sirinë, pavarësisht fluksit të refugjatëve.

Turqia dhe Siria ndajnë një kufi prej 850 kilometrash.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, në Siri kanë humbur jetën rreth 1,300 persona që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në mesin e muajit mars.
XS
SM
MD
LG