Ndërlidhjet

PE përkrah hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen


Shumica dërrmuese e Parlamentit Evropian ka miratuar hyrjen e Rumanisë dhe të Bullgarisë në hapësirën e Shengeneit.

Europarlamentarët vlerësuan se dy vendet janë të gatshme t’i bashkohen kësaj zone, meqë janë të gatshme që teknikisht të sigurojnë kontrollin e kufijve dhe mbrojtjen e të dhënave të sistemit informativ të Shengenit.

Gjashtë shtete – Holanda, Franca, Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Danimarka - bllokojnë hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në hapësirën pa viza, duke kërkuar rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian duhet ta miratojnë njëzëri 26 liderët e vendeve të Shengenit.
XS
SM
MD
LG