Ndërlidhjet

Kusari Lila: Taksa Serbisë e Bosnjës pas mesit të qershorit


Kosova do të vendosë 10% taksa mbi të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnja, ka thënë ministrja kosovare e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila.

Dy vendet, që nga viti 2008, kanë bllokuar të gjitha mallrat që mbajnë vulat e Republikës së Kosovës.

“Fillimisht, ne do të vëmë 10 për qind taksa dhe kjo do të jetë një periudhë testi. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim, ne do të ndalojmë plotësisht produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja”, ka thënë Kusari Lila për Reuters-in.

Sipas saj, taksat doganore do të zbatohen pas mesit të muajit qershor.

“Produktet e Kosovës në Serbi janë duke u bllokuar në një kohë kur produktet e Serbisë në vendin tonë janë rritur rreth 25 për qind në tre vjetët e fundit”.

“Lufta e ftohtë e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka përfunduar. Tani, ajo po dëmton pavarësinë e Kosovës nëpërmjet ekonomisë”, ka thënë Kusari Lila.
XS
SM
MD
LG