Ndërlidhjet

logo-print

Ban kërkon solidaritet global kundër SIDA-s


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka bërë thirrje për një “solidaritet global” që do t’i jepte fund HIV/AIDS-it.

Këto komente ai i bëri në hapje të një konference treditore, gjatë së cilës do të shqyrtohet progresi në luftën kundër kësaj epidemie.

Takimi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është i pari i këtij lloji që nga viti 2001 dhe ka për qëllim të shqyrtojë strategjitë globale kundër SIDA-s.

Ban propozoi një program në pesë pika, të cilat përfshijnë: qasjen universale në sistemin shëndetësor, çmime më të ulëta të barnave, përgjegjësi, masa parandaluese dhe respekt për dinjitetin dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS.
XS
SM
MD
LG