Ndërlidhjet

logo-print

KS mund të dalë me rezolutë për Sirinë


Diplomatët thanë se një rezolutë e propozuar nga evropianët, e cila kërkon nga regjimi sirian që ta ndërpresë dhunën dhe të fillojë një dialog politik me forcat opozitare, mund të votohet në ditët e ardhshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me gjithë kërcënimin e vetos së mundshme nga ana e Rusisë dhe Kinës.

Ambasadori i Britanisë në OKB, Mark Lajëll Grant tha se gjatë ditës së sotme është pritur që Këshilli i Sigurimit të fillonte debatin për projekt-rezolutën, e cila u paraqit të mërkurën nga Britania, Franca, Gjermania dhe Portugalia.

SHBA ka njoftuar se do ta mbështesë atë, por zyrtarët rusë kanë dhënë inidikacione se Moska heziton të mbështesë çfarëdo vendimi të KS-së, që do ta dënonte regjimin sirian.

Raportohet se edhe Kina kundërshton aksionet.

Ambasadori i Francës Gerard Araud tha se situata në Siri po përkeqësohet dhe se vendi ka rrezik të zhytet në luftë civile.
XS
SM
MD
LG