Ndërlidhjet

Obama shpreh keqardhje per viktimat civile afgane


Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur keqardhjen e tij për viktimat civile afgane, të shkktuara nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

Ai e ka bërë këtë gjatë një videokonference të zhvilluar me presidentin afgan Hamid Karzai.

Viktimat civile janë shkaktar i zemërimit në rritje në mesin e afganëve.

Edhe Karzai ka qenë shumë kritik ndaj koalicionit duke thënë se këto veprime po rrisin kryengritjen talibane.
XS
SM
MD
LG