Ndërlidhjet

Ministrat e NATO-s diskutojnë progresin në Afganistan


Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë diskutuar përparimin në luftën 10-vjeçare në Afganistan, ndërsa SHBA po përgatitet që të tërheqë në muajin korrik disa nga 100 mijë trupat sa i ka në vend.

Komandanti amerikan në Afganistan, Dejvid Petreus, do të raportojë para shteteve tjera pjesëmarrëse në misionin e NATO-s(ISAF) në Afganistan, në selinë e aleancës në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca është në rrugë që të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë kah fundi i vitit 2014.
XS
SM
MD
LG