Ndërlidhjet

Serbia, Maqedonia rrezikojnë regjimin e lirë të vizave?


Belgjika ka tërhequr vërejtjen se serbët dhe maqedonasit “rrezikojnë” të humbin lirinë e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, pasi që qeveritë e tyre kanë dështuar të ndalin eksodin e azilkërkuesve.

Që kur janë hequr vizat në dhjetor të 2009-ës, Belgjika dhe Suedia në vazhdimësi janë ankuar se kërkesat për azil nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë po përpiqen të abuzojnë sistemin.

Ministri i Migracionit, Melshior Uatelet i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA se më pak se një për qind e kërkesave të azilkërkuesve nga Ballkani janë të pranueshme.

Komisioni Evropian sot pritet të paraqesë ministrave të BE-së një raport në lidhje me atë se si Serbia dhe Maqedonia po e përdorin lirinë e lëvizjes.

Ai ka thënë se “nuk do të jetë shumë pozitive” për Serbinë dhe “shumë, shumë negative” për Maqedoninë, ndërsa shifrat e azilkërkuesve të rrejshëm nga këto vende” mbeten shumë të këqija”.

Bazuar në raporte, shtetet e BE-së kanë mundësi që të riparaqesin kontrollin e vizave, si mënyrë për t’i bërë presion Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me këtë problem.
XS
SM
MD
LG