Ndërlidhjet

logo-print

Incko dënon planet e serbëve për mbështetje Mlladiqit


I dërguari ndërkombëtar në Bosnje Valentin Incko ka shprehur shqetësimin për financimin e mbrojtjes së të dyshuarit për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mlladiq.

Qeveria e Republikës Serbe ka dhuruar 50 mijë euro për të ngritur fondin, që do ta ndihmonte Mlladiqin në Tribunalin e Hagës.

“Jam i shqetësuar për mbështetjen financiare që Republika Serbe po i jep mbrojtjes së Mlladiqit, sepse këto janë para të tatimpaguesve dhe këto janë po ashtu para të nënave të Srebrenicës”, i ka thënë Incko agjencisë së lajmeve Reuters.

Mlladiqi akuzohet se ka kryer gjenocid në masakrën e Srebrenicës duke udhëhequr forcat, të cilat vranë mbi 7 mijë burra dhe djem myslimanë.

“Nuk mund të imagjinoj që një kriminel lufte i Austrisë, një kriminel nazist i luftës, do të mirrte mbështetje financiare nga Republika e Austrisë. Kjo gjë po ndodh tash dhe është tepër e mjerueshme”, tha Incko.
XS
SM
MD
LG