Ndërlidhjet

Shqetësime për programin bërthamor të Iranit


Fuqitë botërore thanë se janë thellësisht të shqetësuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar aktivitetin e tij atomik përmes një deklarate të përbashkët në një takim të Bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Deklarata erdhi një ditë pasi Irani njoftoi se ka zgjeruar pasurimin e uraniumit, çfarë është pjesa më e ndjeshme e programit të tij bërthamor.

Të mërkurën, Teherani po ashtu njoftoi se do të transferojnë aktivitetet bërthamore nga një vend të cilin e kanë shfrytëzuar me vite.
XS
SM
MD
LG