Ndërlidhjet

NATO bombardon sërish Tripolin


Aeroplanët e NATO-s kanë bombarduar sërish Tripolin.

Autoritetet e Libisë nuk kanë bërë të ditur se cilat caqe apo ndërtesa kanë qenë në shënjestër të sulmeve, porse burimet flasin për tetë eksplodime të fuqishme. Pak orë më vonë thuhet të jenë dëgjuar edhe gjashtë të tilla.

Të mërkurën, aleatët e NATO-s janë zotuar se do të qëndrojnë në Libi "për aq kohë sa do të jetë e nevojshme" për fushatën kundër Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG