Ndërlidhjet

Rigjykimi i Haradinajt nis më 17 gusht


Në Tribunalin e Hagës është mbajtur seanca e radhës dëgjimore në rigjykimin e pjesshëm të Ramush Haradinajt. Në këtë seancë u vendos që gjykimi të nisë më 17 gusht, me arsyetimin se deri atëherë të gjitha materialet do të jenë të gatshme për fillimin e procesit.

Prokuroria dhe pala mbrojtëse janë pajtuar që pas nisjes së gjykimit seancat të mbahen në baza dyjavore, për shkak se gjykatësit janë të angazhuar edhe në procese të tjera.
Gjykata nuk ka qenë në gjendje të bëjë të ditur se sa kohë do të zgjasë procesi gjyqësor.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një deklaratë për mediat kosovare tha se stërzgjatja e këtij procesi është e pakuptimtë.

“Për AAK-në, stërzgjatja e këtij procesi është e pakuptimitë. Shpresojmë qe pas fillimit më 17 gusht, procesi i gjykimit të përfundojë shpejt dhe të vërtetohet edhe një herë pafajësia e Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt”, ka thënë Tahiri.
XS
SM
MD
LG